MAShT: Buxheti për libra u zvogëlua për 4 milionë

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 11:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka raportuar sot para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini dhe Sport lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor dhe pajisjen me tekste shkollore.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani, bëri një sërë pyetjesh lidhur me problemet që ka pasur rreth sigurimit të teksteve shkollore, me rishikimin e teksteve sidomos atyre të historisë, vonesat në nostrifikimin e diplomave, mungesën e ditarëve etj.

Kreu i MAShT-it u ankua se buxheti lidhur me tekstet mësimore falas është zvogëluar nga 10 milionë në 6 milionë euro. Prandaj, në disa shkolla ka mungesë të të gjithë librave shkollorë. Bajrami tregoi se të gjitha librat e viteve të kaluara, të cilat kanë mundur të përdoren, janë shfrytëzuar.

Anëtarët e komisionit folën edhe për punësime të parregullta, ngritje në detyrë të stafit brenda ministrisë, si dhe një varg problemesh të tjera.

I pyetur për ligjin për mësimdhënësit e viteve 1990-të, Bajrami ka thënë se janë duke bërë përpjekje për miratim sa më parë në Kuvend të atij projektligji dhe më pastaj të bëhet zgjidhje edhe për buxhet. “Ky ligj kap buxhet të madh”, u shpreh ai.

Ministri Bajrami tha se është punuar shumë që gjatë këtij pushimi tek shkollimi parashkollor të bëhet licencimi i çerdheve, dhe të gjitha çerdhet publike dhe private t’i nënshtrohen licencimit dhe rilicencimit.

Bajrami ka paraqitur si të arritur numrin e madh të donatorëve që ka MAShT-ja. “Projekti i Bankës Botërore tani ka filluar të implementohet. Në mungesë të buxhetit po mundohemi me plotësu aq sa duhet me partnerët ndërkombëtarë, të cilët janë të interesuar të ndihmojnë Ministrinë e Arsimit që vërtetë të krijojmë një sistem të qëndrueshëm të arsimit”.

Ai ka paralajmëruar dhe një projekt për punësimin e studentëve, i quajtur “praktikë në punësim”. Implementimi i këtij projekti do të fillojë nga tetori.

14488925_1154252001288240_315433069_o

 

Të ngjashme