Bajrami takim urgjent me drejtorët e Arsimit – shkak Coronavirusi

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 15:24 | Nga Halide Rexhepi

 Implementimi i programit qeverisës për masat parandaluese kundër Coronavirusit ka shtyrë ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami që të thërras në takim drejtorët e Drejtorive Komunlale të Arsimit.

Në këtë takim që po mbahet në Ministrinë e Arsimit, po merr pjesë edhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani.

Takimi është thirrur me qëllim të implementimit të planit të qeverisë për masat parandaluese kundër coronavirusit.

Ky takim u paralajmërua nga ministria Bajrami në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën.

Pas takimit do të ketë konferencë për media.

Të ngjashme