Bajrami: Do të avancojmë arsimimin e komuniteteve

| 09 Mar 2017 | 14:21 | Nga

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka marr pjesë në takimin e parë të Ekipi për hartimin e Koncept Dokumentit: “Shkollimi për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë, në Republikën e Kosovës”.

Me këtë rast ministri Bajrami u shpreh se MAShT është e përkushtuar për avancimin e arsimimit të komunitetve joshumicë dhe se përkrahë fuqishëm punën e këtij ekipi .

Ne angazhohemi që të ofrojmë arsim cilësorë për të gjithë , një arsim i cili hapë shtigjet e së ardhmes , që edukon nxënësit të shikojnë nga e ardhmja e jo nga e kaluara, tha  Bajrami tek sa shtoi se nisur nga ky parim, MAShT ka bërë rishikimin e teksteve shkollore, që ti evitojë ato përmbajtje që shpien nga thellimi i ndasive.

Në vazhdim ministri Bajrami tha se pas raportit të këtij Komisioni , përkatësisht pas “skanimit” të gjendjes, ne do të ndërtojmë një Strategji në bazë të së cilës edhe planin e veprimit, në mënyrë që gradualisht të filloi avancimi i arsimimit të komuniteteve joshumicë në koordinim me institucionet e Bashkimit Evropian.

“ Si Ministri, në vazhdimësi e kemi theksuar nevojën e mbështetjes së Bashkimit Evropian në qasjen gjithëpërfshirëse dhe afirmative të komuniteteve joshumicë në Sistemin e Arsimit të Kosovës.Deri me tash , vetëm në dy vitet e fundit MASHT është angazhuar dhe ka realizuar në krijimin e kushteve më të favorshme për qasjen e komuniteteve joshumicë në nivelin e arsimit të lartë për mes bursave për nxënës dhe studentë si dhe në procesin e verifikimit të diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Bajrami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme