Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga autoritetet që të angazhohen për t’i gjetur dy vajzat e zhdukura në Pejë.
Bajrami ka shkruar se kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje nga institucionet shtetërore.
“Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa dy vajzat e zhdukura gjenden në Pejë.Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtepitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ”Kadi Zeka” në Pejë. Si nënë e dy vajzave ky lajm me ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër.Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka rrëfyer një rast në Angli në kohë sa ka qenë studente se si të gjitha televizonet dhe gazetat kanë raportuar për javë të tëra për dy vajza të zhdukura derisa ato janë gjetur.