Bajrami: Universitetet të futen në konkurrencë për cilësi

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 13:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka ardhur koha që universitetet në Kosovë të futen në konkurrencë për cilësi, ndërsa institucionet po punojnë për t’u siguruar kushte më të mira studentëve.

Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë vizitës në Fakultetin e Mjekësisë, i shoqëruar nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema.

Ministri Bajrami, duke përshëndetur studentët për fillimin e vitit akademik ka theksuar se Universiteti i Prishtinës ka ndërtuar standarde dhe   e meritave.

“Ju studentë, mjekë të ardhshëm keni pasur fatin që të zgjidheni nga më të mirët mbi bazë të meritave. Ne po punojmë që të gjithë studentëve t’u sigurojmë kushtet e mira për studime, dhe tani ka ardhur koha që universitetet të futen në konkurrencë për cilësi dhe padyshim studentët më të mirë do të jenë kërkues dhe kritik për të kërkuar studime më të larta të avancuara dhe mundësi karriere brenda vendi”, ka thënë Bajrami.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, theksoi se në Fakultetin i cili ka një traditë të gjatë për suksese vijnë studentë të cilët janë të vendosur për suksese.

“Duhet të merrni një vendim shumë të madh, për të studiuar në mënyrë efikase. Sot po filloni hapat e parë për realizimin e vizionit të juaj, i cili do të realizohet në qoftë se qëllimet dhe detyrat që i kërkon ai vizion i kryeni me përkushtim, sikurse që i kanë kryer kolegët e juaj më parë”, ka thënë Dema.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, ka theksuar se në fakultetin e Mjekësisë kanë dhënë kuadro të suksesshme të cilët janë treguar të tillë edhe jashtë vendi, në Evropë ShBA dhe më gjerë, duke treguar një kompetencë të gjerë dhe profesionalizëm të veçantë.

marjan-demamarjan-dema-1

 

Të ngjashme