Bakojani: Me Zaevin mund bisedohet, kurse me Gruevskin ishte rëndë

| 03 Mar 2018 | 14:52 | Nga

Ish-shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani sa i përket përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit është shprehur se ky mund të jetë një tentim i dështuar.
Ajo gjithashtu ka drejtuar kritika të ashpra deri tek qeveria e Aleksis Cipras për faktin se si po i menaxhon bisedimet.

Bakojani është shpehur se me kryeministrin aktual të Maqedonisë, bisedimet janë më të lehta krahasuar me kryeministrin paraprak.

“A është z. Zaev një dritare e mundësive? Sipas meje po, ishte dritare e mundësive sepse secili që ka biseduar me Gruevskin e dinë shumë mirë se sa vështirë ka qenë të bisedohet me të por edhe e pamundur që të arrihet ndonjë marrëveshje me atë nacionalist radikal i cili asnjëherë nuk ka menduar për zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Bakojani.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme