Balaj-Halimi: Rastet e dhunës seksuale gjatë luftës do të zbardhen

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 15:34 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendës kryeministrja, Albulena Balaj- Halimaj ka vizituar sot Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se si shoqëri ndihen keq që ende ata që kreyen këto krime janë në liri. Halimi ka thënë se këto raste do të zgjidhen.

” Emocion i veçantë me u taku me këto gra dhe ne si shoqëri ndihemi keq si shoqëri deri sa këta kriminel janë në liri. Kjo qendër është marr ekskluzivisht me dhunimin e grave dhe unë  këtu kam me premtuar që ka me pas ndriçim të këtyre rasteve”.

“Dhuna seksuale në Kosovë është në kategorinë e gjenocidit ku kemi thuajse 20 mijë gra të dhunuara”, tha Halimi.

Drejtoresha e Qendrës Kadire Tahiraj ajo kërkoi që të shqyrtohet statusi i njohjes së viktimave të dhunuara.

“Sot kemi pas vizite të veçante dhe zonja Halimi pati takim me këto gra që ndikuan dhe emocionet kaluan te ajo. Njohja e statusit të viktimave fatbardhësitë u zotua se do të shqyrtohet”

Të ngjashme