Bekim Balaj nuk i është ndarë në asnjë moment bukuroshes së Supersportit, Ilda Bejleri.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, ka qenë protagonist në festën e fundvitit e organizuar mbrëmjen e djeshme nga Top Media.
Shkodrani nuk i është ndarë në asnjë moment bukuroshes së Supersportit, Ilda Bejleri, duke ngritur pikëpyetjet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Për disa orë, Balaj ka flirtuar me bukuroshen e “Digitalbit”, duke mos u rezervuar apo trembur aspak nga frika e paparazëve.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë diçka më tepër mes dy personazheve në ditët në vazhdim.