“Bale ka pasur një paraqitje sensacionale”

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Santiago Solari ka përshëndetur paraqitjen e Gareth Bale në fitoren e Real Madridit ndaj skuadrës japoneze, Kashima, në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube.

Ylli uellsian tregoi formë të lartë duke shënuar tre gola në fitoren 3:1 të ‘Los Blancos’.

Trajneri Santiago Solari pas ndeshjes ka vlerësuar lartë Balen, i cili vazhdon të shënoi në momente të rëndësishme.

“Jam i lumtur për tre golat e shënuara nga Bale dhe për qëndrueshmërinë dhe konsistencën e ekipit”, ka deklaruar Solari.

“Bale ka bërë gjithçka. Ai ka pasur një paraqitje sensacionale, duke dëshmuar se çfarë është në gjendje të bëjë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme