Më në fund Bale tregon pse u largua nga Real Madridi

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale ka thënë se u largua nga Real Madridi dhe iu bashkua ekipit që e dashuron, Tottenham Hotspur, për të luajtur futboll rregullisht.

Bale iu bashkua klubit të vet të vjetër në verë në një marrëveshje huazimi njëvjeçar dhe vetëm tani ka nisur ta gjejë formën e vjetër, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi 31-vjeçar i ka shpjeguar arsyet pse dëshiroi të largohej nga Madridi për t’u kthyer në Tottenham.

“Mendoj se të gjithë e dinë sesa shumë e dua Tottenhamin dhe sa mirë kalova këtu para se të shkoja në Real Madrid”, tha Bale.

“Doja të luaja futboll, doja t’i ndihmoja ekipit në çfarëdo mënyre dhe ishte vendim i lehtë të kthehesha në vendin ku më duan, në vendin ku më shfaqin dashuri”, shtoi ai.

Bale i ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje deri tani në Premierligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme