Gareth Bale do të ekzaminohet dhe monitorohet nga stafi mjekësor, pasi e ka pësuar një lëndim në nyje gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Unionistas de Salamanca.
Anësori uellsian u kthye në formacion startues të Zinedine Zidane duke arritur të shënojë, mirëpo nuk arriti të luante më shumë se 53 minuta.
Ai nuk kishte luajtur që nga 4 janari (në ndeshjen ndaj Getafes) dhe tash është lënduar sërish, për të katërtën herë këtë sezon.
“E ka përdredhur paksa nyjën e këmbës. Nuk mendoj se është diçka e madhe… Por, nuk mund të luante”, ka deklaruar Zidane pas ndeshjes.
Lëndimi ka ardhur vetëm disa orë pasi agjenti i Bale kishte thënë se ai do ta respektojë kontratën duke qëndruar edhe dy vjet e gjysmë në Santiago Bernabeu.