Bale mbetet edhe një vit në Madrid?

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi duket se nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e yllit uellsian nga “Santiago Bernabeu”

Real Madridi nuk e ka në plan të lë të largohet Gareth Balen nga “Santiago Bernabeu”.

Për këtë siguron tabloidi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

Uellsiani nuk i ka punët mirë me trajnerin Zinedine Zidane.

Dhe, viteve të fundit gjithmonë është spekuluar për një largim të tij të mundshëm nga Mbretërit.

Mirëpo, tash “Los Blancos” unk duan t’i shesin yjet e tyre për shkak të paqartësive që i ka shkaktuar coronavirusi.

Për këtë, edhe ish-futbollisti i Tottenhamit mund të qëndrojë në Madrid për sezonin 2020/2021.

Kohëve të fundit spekulohej për një rikthim të tij të mundshëm në Premierligë, në Manchester United ose Tottenham.

Të ngjashme