Komuna e Suharekës ka vazhduar pastrimin e hapësirave publike nga mbeturinat përgjatë rrugëve Mushtisht – Suharekë dhe Vraniç – Suharekë.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në një postim në faqen e tij në Facebook, ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së një mjedisi sa më të pastër.
“Angazhimi është serioz dhe jemi të përkushtuar ta kemi komunën me ambientin më të pastër në Kosovë”, ka theksuar Muharremaj