Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, ka reaguar ndaj atij të Podujevës, Shpejtim Bulliqit, pasi ky i fundit pati kritika ndaj protestës së komunave te Qeveria.
Muharremaj, i ftuar në Kosova Live në T7, ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës, nuk është organ politik, dhe se bordi ka vendosur që të ketë protestë paqësore për të ‘’kërkuar gjërat elementare’’.
‘’AKK është një organ që nuk është politik, por përfaqësues i të gjitha komunave të Kosovës. Nën dy, bordi ka vendos ta kemi një protestë paqësore të kërkojmë gjanat elementare që na takojnë si komunë. Buxheti nuk është as i qeverisë as i kryetarëve të komunave por është i popullit dhe ai buxhet duhet të ndahet në mënyrë propercionale’’, ka thënë ai,