Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.
Ata sot kanë organizuar një protestë ndaj Qeverisë duke akuzuar Kurtin se po i diskriminon komunat që nuk qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje.Protesta është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
