Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas protestës së komunave të Kosovës kundër, siç tha ai, qasjes së Qeverisë për dobësimin e pushtetit lokal dhe cenimin e kompetencave të komunave.
Lushtaku tha se Qeveria nuk mund t’ua marrë kompetencat komunave, t’ua lërë barrën financiare dhe më pas të kërkojë llogari për shërbimet ndaj qytetarëve.
Sipas tij, protesta e sotme nuk ishte vetëm një kundërshtim institucional, por një përplasje mes demokracisë dhe autoritarizmit.