Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vazhduar inspektimin tek projektet që janë duke u realizuar në Komunën e Suharekës.
“Sot sërish vazhdojmë me punë. Po rregullohen segmentet në Rrugën “Xhavit Sylaj” që nga rruga kryesore. Brigada “123” – Suharekë,” ka shkruar Muharremaj në Instagram.
Ai ka premtuar vazhdimin e projekteve të tjera, duke paralajmëruar edhe inspektime në projekte tjera.