Bali Muharremaj njofton se është zhbllokuar xhirollogaria e Komunës së Suharekës

Prishtinë | 29 Tet 2024 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se tashmë është aktive xhirollogaria e kësaj komune, për të cilën njoftoi dje se ishte bllokuar dhe për këtë akuzoi Qeverinë e Kosovës.

Muharremaj ua ka lënë meritën për këtë mediave.

‘Sigurisht do të njoftohemi se sa është shpenzimi financiar.  Puna do të vazhdoj e nuk do të ndalemi asnjëherë, për shërbim ndaj qytetarëve”, ka shkruar Muharremaj.

Të ngjashme