Kryetari i Komunës së Suharekës, njëherësh kryetar i Degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj, ka pranuar humbjen e subjektit në komunën që drejton.
Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe strukturat për punën, ndërsa ka uruar kundërshtarët për fitoren.
“Zgjedhjet e sotme treguan se ne mund të organizohemi përmes rregullave demokratike. Ato u organizuan si është më së miri duke mos u shënuar asnjë incident. Sipas rezultateve preliminare, sipas radhës ne jemi të dytët. Si kryetar i degës së AAK-së në Suharekë, ju uroj për fitoren subjekteve tjera. Po ashtu i falënderoj përzemërsisht të gjitha strukturat dhe mbështetësit tanë”, deklaroi Muharremaj.