Deputetja e Grupit Parlamentar Multietnik, Duda Balje, në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, është parë duke pirë ujë të prodhuar në Serbi, raporton Ekonomia Online.
“Prolom voda”, ishte uji që ajo e përdorte në këtë mbledhje.
E vetë Balje ka thënë se nuk ka pasur për qëllim që ta blejë këtë ujë.
“Veç këtë ujë e kam gjet këtu në market para Kuvendit”, tha ajo.
“Jo me qëllim nuk e kam blerë, sepse nuk kemi ujë këtu. Ujin e parë që e gjeta, dhe pa qëllim, sepse kam ardh vonë në takim”, vazhdoi insistimin e saj.
“Normal që e kam ditë që është prodhim i Serbisë, por shpejt kam vendos”, tha ajo kur u pyet nëse e ka ditë prejardhjen e këtij produkti.