Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla thotë se marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh.
“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapësirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Do të forcojmë bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve tona parlamentare”, ka shkruar Balla.