Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë natës së mbrëmshme ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës, e ku Haradinaj do të jetë kandidat i këtij koalicioni për kryeministër.
Por, pas marrëveshjes për koalicion me PDK-në, tek kampi Haradinaj kane filluar përçarjet dhe largimet.
Sipas burimeve të “Bota sot”, Balli Kombëtar Demokrat, me kryetar Gazmend Islamin, që kishe koalicion parazgjedhor me AAK-në gjatë ditës së stome do të largohet nga ky koalicion.
“Në ora 13 në konferencë për media, kryetari Islami do të bëjë publike tërheqjen nga koalicioni me AKR-në. Ne nuk mund të jemi në një listë me ShIK-un e Kadri Veselin”, ka thënë ky burim për “Bota sot”.