Ivan Balli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka lindur në qytetin katallan, Caldes de Malavella
E përditshmja shpotive katallane, Mundo Deportivo, i ka kushtuar një shkrim mbrojtësit të ri të Kombëtares shqiptare, Ivan Balliut.
“Balliu, një katallan në Shqipëri”, e ka titulluar shkrimin Mundo Deportivo, përcjellën Gzzeta Express.
Balliu, i cili ka rrënjë shqiptare, ka qenë pjesë e Barcelonës mes viteve 2000-2013. Por, ai asnjëherë nuk arriti të luajë me ekipin e parë të Barcelonës.
Në sezonin 2013-2015 ishte pjesë e Arouca, derisa nga viti 2015 është anëtari i skuadrës franceze, Metz.
Balliu gjatë karrierës ka luajtur edhe me U16 dhe U17 të Spanjës. Ndërsa, sonte ai pritet të jetë itullar për Shqipërinë në ndeshje ndaj Spanjës, e cila luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”.