Ballkani fiton derbin me Dritën

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Lideri Ballkani, ka fituar ndeshjen kryesore të javës së 21-të të Superligës në futboll.

Skuadra nga Suaherka, të mërkurën, mposhti para tifozëve të saj, Dritën e Gjilanit me rezultatin 2:0, raporton Koha.net.

Blendi Baftiu (75’) dhe Edvin Kuç (82’) shënuan nga një gol për tri pikët e reja të Ballkanit, që e forcojnë në pozitën e parë me 44 pikë. Drita mbetet në vend të dytë, të paktën derisa Prishtina të zhvillojë ndeshjen e saj, me 40 pikë.

Të mërkurën, u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera. Gjilani mposhti Feronikelin 2:1, kurse ndeshja Trepça ’89 – Llapi, u mbyll baras, 1:1.

Po sot, prej orës 17:00, luhet ndeshja Prishtina – Ferizaj, kurse nesër luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros, takohen: Drenica – Flamurtari dhe Vushtrria – Dukagjini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme