Ballkani e ka mposhtur 4:3 Trepçën ’89 në një ndeshje dramatike në Suharekë, duke i mbajtur gjallë shpresat për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm, ndërkohë që Arbëria e mundi 3:2 Llapin dhe do ta kërkojë ta sigurojë mbijetesën në elitë në ditën e fundit të sezonit.
Kanë përfunduar të gjitha takimet e ditës së parafundit në futbollit elitar të Kosovës, me Prishtinën që u shpall kampione zyrtarisht, por me luftën për mbijetesë që mbetet të përcaktohet në ditën e fundit të sezonit.
Rezultatet e javës së parafundit, 35, në Superligë
Përveç Prishtinës që është tashmë kampione dhe Besës që ka rënë nga liga, dita e fundit do ta përcaktojë se kush i bashkohet kampiones dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit, në garat evropiane e kush Besës në Ligën e Parë.
Po ashtu, do të përcaktohet edhe cila skuadër do të luajë në play-off për mbijetesë në Superligë.
Drita ka dy pikë më shumë se Ballkanit dhe është favorit për ta siguruar pjesëmarrjen e kualifikime për Europa Conference League.
Drita përballet me Arbërinë, ndërsa Ballkani me Prishtinën në ditën e fundit të sezonit.
Ndërkohë, Trepça ’89, që është e parafundit, do të përballet me Drenicën në një duel të drejtpërdrejt për mbijetesë, ndërsa Feronikeli me Llapin.
Arbëria do të ketë punë më të vështirë me Dritën.
Tabela e Superligës pas 35 ndeshjeve