Në përfundim të Konferencës Ministeriale për Ballkanin Perëndimor, e cila u zhvillua në Tiranës, u ra dakord për disa konkluzione me interes të përbashkët.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bën me dije se në këtë konferencë është dakordësuar për një sërë çështjesh si: Hartimi i një Udhëzuesi për Rajonin e Ballkanit Perëndimor – Përshpejtimin e Financave në Mbështetje të Projekteve Klimatike dhe identifikimin e prioriteteve të përbashkëta për veprimtarinë rajonale mbi klimën.
Gjithashtu palët kanë gjetur dakordësi edhe për nevojën për elaborimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta, të cilat fokusohen në prioritetet e identifikuara, dhe angazhimin e fortë me burimet e disponueshme të financimit të aksioneve mbi ndryshimet klimaterike, bëre kjo edhe përmes paraqitjes së projekteve rajonale.