Ballkani ka arritur fitore të lehtë në udhëtim te Dukagjini i Klinës.
Skuadra e Ismet Munishit ka triumfuar me rezultat të pastër 0-2, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Në fakt Ballkani realizoi edhe në pjesën e parë me Blendi Baftiun, por që goli i tij u anulua për shkak të prekjes me dorë.
Kësisoj pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Me të filluar pjesa e dytë Blendi Baftiu realizoi për epërsinë 0-1 të Ballkanit.
Ishte minuta e 57-të e ndeshjes kur sulmuesi Artur Magani shënoi me një goditje të fortë për rezultatin përfundimtar.
Kësisoj kampioni vjeshtor i Kosovës i bashkohet në gjysmëfinale skuadrave si Drenica dhe Prishtina.
Ndeshja e fundit çerekfinale do të zhvillohet të mërkurën mes Lirisë dhe Feronikelit.