Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për miratimin e përbërjes së ekipeve mobile gjatë balotazhit për zgjedhjet lokale, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, tha se afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta është deri më 9 nëntor.
Sami Kurteshi nga VV-ja tha se duhet që t’u përshtaten kërkesave të këtyre personave.
“Po insistoj lista jonë duhet të jetë dinamike të personat me nevoja të veçanta. Këtu janë për 291 vendvotime. Unë jam për veprime ligjore po pa asnjë lëshim”.
Ali Rama, nga VV-ja tha se lista e ekipeve duhet të marrë miratimin e anëtarëve.
“Kjo listë duhet të shtyhet deri të hënën. Lista është e njëjtë vetëm po flasim për shërbime. Kjo listë duhet të aprovohet sot”.
Arianit Elshani nga PDK-ja ka thënë se në shumë qytete ka mungesë ka pasur mungesë të komisionerëve.
Madje ai tha kërkuar që atë komisionerë që kanë qenë të pavëmendshëm në ditën e zgjedhjeve të mos jenë të angazhuar në raundin e dytë, raporton EO.
“Shumë qytete ka pasur mungesë të komisionarëve. Sa më parë t’i identifikojmë njerëzit. A do të jenë në gatishmëri për të dalë në ditën e votimit. Rekomandoj të aprovohet. Këshilli për operacione zgjedhore ka shqyrtuar një raport lidhur me ndryshimet që kanë ndodhur në vendvotime”.
“Duke ditur rëndësinë që ka secila votë e qytetarit ne kemi kërkuar komisioner dhe kryeses që kanë qenë të pavëmendshëm ditën e zgjedhjeve të mos jenë të angazhuar në raundin e dytë të zgjedhjeve. Konsiderojmë që gjithë këta komsioner të zëvendësohen”.
Florian Dushi nga LDK-ja tha se është e nevojshme që të dihet se për çfarë periudhe është e hapur mundësia e regjistrimit të personave me nevoja të veçanta, raporton EO.
“Neve na duhet vendim për personat me nevoja të veçanta. Sa ditë do të kemi mundësi të lejojmë periudhën e regjistrimit të personave me nevoja të veçanta”.
“Prandaj në këtë fazë mund të shkojmë në këtë nivel të tolerancës por kërkoj mbështetje që Sekretararit të na ofrojë informacione se a ka pasur ndryshim në vendvotime”.