Balotelli mund ta katërfishojë pagën nëse arrin synimet

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Mario Balotelli ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij te Brescia – saktësisht një bonus – që do t’ia katërfishojë pagën vjetore nëse luan mirë dhe arrin synimet që i ka të përcaktuara. Ky bonus mund të bëjë që paga vjetore e Balotellit te Brescia të rritet në katër milionë euro.

Balotelli para fillimit të këtij edicioni u transferua te Brescia, ekip që u kthye në Serie A pas një kohe të gjatë. Kaloi si lojtar i lirë, pasi kontrata me Marseillen i skadoi, shkruan sot Koha Ditore.

Por për t’iu bashkuar ekipit të vendlindjes, Brescias, Balotelli u pajtua të pranojë ulje të dukshme të pagës, saqë të gjithë mbetën të habitur. Mirëpo, tani është zbuluar klauzola që mund ta bëjë atë lojtarin më të paguar te Brescia, nëse arrin synimet.

Balotelli për momentin ka pagë vjetore prej 1 milion eurosh. 29-vjeçari ka firmosur kontratë deri më 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme