Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere, përgënjeshtroi një largim të mundshëm të Mario Balotellit në tregun e transferimeve të janarit.
Numri një i klubit francez deklaroi se pavarësisht performancës së fundit të sulmuesit, ai nuk është në shitje.
60-vjeçari theksoi se është e pamundur që 27-vjeçari të largohet, pasi është pjesë e rëndësishme e projektit të skuadrës dhe ndihma e tij është shumë e vlefshme.
Ai tha se Balotelli dhe klubi kanë një histori dhe lidhje të bukur mes tyre, të cilën nuk ka ndërmend ta prishë.
Aktualisht Nice është në vendin e gjashtë në Ligue 1.
Këtë sezon italiani ka shënuar dhjetë gola në 12 ndeshje. /SS/