Shteti i Kosovës sot ka marrë një njohje të madhe të hënën duke u pranuar nga Bangladeshi.
Gazeta “Dhaka Tribune” ka raportuar se vendimi është marrë nga kabineti qeveritar.
Kjo e përditshme shkruan se sekretari i kabinetit, Mohammad Shafiul Alam, ka njoftuar gazetarët se vendimi është marrë pas kërkesës së Ministrisë së Jashtme.
“Dhaka Tribune” saktëson se kjo është njohja e 114-të për Republikën e Kosovës.