Sektori bankar në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023 realizoi profit neto prej 123.7 milionë euro, niveli më i lartë në raport me periudhat e njëjta të viteve paraprake, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Sipas BQK-së, një rezultat i tillë ka ardhur për shkak të rritjes të së hyrave, që kanë qenë më të larta në krahasim me vitin e kaluar.
“Rezultati i tillë financiar u arrit kryesisht nga rritja e të hyrave, e cila ishte më e lartë se një vit më parë, përderisa edhe shpenzimet vazhduan trendin rritës për të dytin vit me radhë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, të hyrat kanë arritur vlerën prej 317 milionë eurove, që është një rritje prej 17.2 për qind prej vitit të kaluar.
Në këtë rritje, kryesisht kanë ndikuar të hyrat nga interesi, që përfaqësijnë 74.0 për qind të të hyrave.
“Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 317.1 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 17.2 përqind (13.6 përqind deri në shtator 2022). Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor e kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 74.0 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit, posaçërisht në tri vitet e fundit, si dhe rritjes së normave të interesit në kredi. Për më tepër, të hyrat nga plasmanet me bankat janë rritur theksueshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet tutje.
Performanca e sektorit bankar
Sektori bankar në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023 realizoi profit neto prej 123.7 milionë euro, niveli më i lartë në raport me periudhat e njëjta të viteve paraprake. Rezultati i tillë financiar u arrit kryesisht nga rritja e të hyrave e cila ishte më e larët se një vit më parë, përderisa edhe shpenzimet vazhduan trendin
rritës për të dytin vit me radhë (grafiku).
Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 317.1 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 17.2 për qind (13.6 për qind deri në shtator 2022). Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor e kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 74.0 për qind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit, posaçërisht në tri vitet e fundit, si dhe rritjes së normave të interesit në kredi. Për më tepër, të hyrat nga plasmanet me bankat janë rritur theksueshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Ndërsa, kategoria e të hyrave nga jo interesi, kryesisht nga tarifat dhe komisionet, shënoi rritje më të
ngadalësuar vjetore prej 4.1 përqind nga rritja prej 14.1 përqind një vit më parë, duke arritur vlerën prej 72.0 milionë euro në fund të shtatorit 2023. Vlera e shpenzimeve të sektorit bankar arriti në 193.4 milionë euro deri në shtator 2023. Me rritje më të përshpejtuar vjetore u karakterizuan edhe shpenzimet duke u rritur përkatësisht për 18.8 përqind nga 10.0 përqind sa ishte deri në shtator të vitit të kaluar. Kontributin më të lartë në këtë rritje kishte rritja e shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative si dhe shpenzimeve të interesit. Kategoria me peshën më të madhe në gjithsej shpenzimet, ajo e shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative me pjesëmarrje prej 57.2 përqind, u rritën për 17.5 përqind nga viti paraprak (9.0 përqind rritje në vitin a kaluar); dhe arritën vlerën në 110.6 milionë euro në fund të shtatorit 2023. Rritja e shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative kryesisht reflekton rritjen e shpenzimeve të personelit, për të përshtatur nivelin e pagave me ritmin e rritjes së inflacionit.
Po ashtu shpenzimet e interesit shënuan rritje vjetore prej 97.4 përqind nga rënia e shënuar në vitin paraprak prej 27.1 përqind, që i atribuohet rritjes së normave të interesit në depozita në veçanti dhe financimit në përgjithësi, si dhe njëkohësisht rritjes së stokut të depozitave.