Bankat në Kosovë po i marrin gjysmën e shtesave të fëmijëve

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 22:23 | Nga Imer Raçi

Hapi pozitiv për shtesat e fëmijëve ka hasur në një mori problemesh, pasi që Bankat po ua marrin nga 1,5 deri në 5 Euro si mirëmbajtje mujore, nga xhepi i tyre i vogël që ua mbushi shteti vetëm me 10 Euro.

Ajo shumë e vogël e ndarë për vogëlushët/et tanë po ngarkohet aq shumë sa që shuma e mbetur në xhepin e tyre mund të ia sjellë vetëm një çokollatë të vogël.

Bankat i ngarkojnë klientët që nuk janë pagëmarrës si, TEB BANKA ku tarifa e tyre është 1,5 Euro, pra për 50 cent më e lartë se për pagëmarrësit.

Shumica e bankave tërheqjet në bankomat i kanë free, mirëpo shuma që mund të tërheqësh në shumë banka është mbi 10 Euro. E si të tërheqësh 10 Euro, pas pagimit të mirëmbajtjes, kur ajo është zvogluar për diferencën nga 1,5 deri në 5 euro.

Të tërheqësh shumën e mbetur në arkat e bankës, edhe aty ngarkohesh me tarifa shtesë, pasi që tarifat e tërheqjes sillen nga 1,5 deri në 2 Euro.

Për të kryer të gjitha këto transaksione, duhet poseduar DebitCard (Kartelë), e ajo nëse nuk je pagëmarrës mund të kushtoj 2,5 Euro.

Të shkosh nga shtëpia e deri në bankë, rruga mund të ketë kosto deri në 2 Euro, varësisht ku jeton.

Disa banka nuk hapin llogari për personat që nuk kanë llogari bankare.

Andaj, për të iu ikur këtyre shpenzimeve duhet të lejohet të aplikoj prindi i cili ka llogari rrjedhêse për të gëzuar këtë shumë simbolike në mënyrë të plotë.

*Tarifat mujore e mirëmbajtjes së llogarisë në bankat e Sllovenisë është 2,5 Euro në NovaKPM, dhe 2,6 Euro në NLB

Të ngjashme