Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të mërkurën nga ora 10 deri në orën 20 do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në komunën e Drenasit, raporton Ekonomia Online.
Ndërprerja e ujit të pijshëm vjen për shkak të punimeve që do të bëhen nga Ndërmarrja “Iber Lepenc ” në Bivolak.
“Të nderuar konsumatorë të komunës së Drenasit, Si shkak i punimeve teknike nga Ndërmarrja “Iber Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 24 shkurt , e mërkurë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00″, thuhet në njoftimin e tyre.