Imami i Xhamisë në Fortesë të Rahovecit, Bedri Bytyçi pas lajmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit lëshoi një deklaratë nga e cila e pësoi keq.
Pasi tha se asnjë hoxhë nuk do të duhej të shkojë në varrimin e babait të kryeministrit, fshatarët e kanë dëbuar atë nga xhamia e fshatit të tyre.
Sipas disa fshatarëve të Fortesës të cilët i kanë shkuar te dyert e shtëpisë hoxhës Bedri Bytyçi, ai ka ikur nga shtëpia e tij.
Lajmin për largimin e mundshëm të imamit të xhamisë në Fortesë e ka bërë të ditur Begzad Gashi.
“Hoxha mbylli shtepine e la dhe Xhaminë dhe iku ende pa shkuar fshataret te dera e tij.Fortesa deboj Hoxhen pas deklarates skandaloze me rastin e vdekjes se Babait te kryeministrit Ramush Haradinaj. Respekt per bashkefshataret e mi”, ka shkruar Gashi.