Banorët e Zhegrës mbesin pa palestër sportive

Zhegër | 12 Shk 2017 | 12:06 | Nga

Banorët e fshatit Zhegër të komunës së Gjilanit edhe për një kohë nuk do të kenë palestër sportive në fshatin e tyre. Kjo pas anulimit të tenderit që komuna e Gjilanit kishte shpallur për ndërtimin e palestrës sportive në këtë fshat.

Ndonëse kohë më parë ishte shpallur tenderi në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Gjykata e Tenderëve e ka anuluar këtë tender.

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka kërkuar ri-vlerësimin dhe anulimin e aktivitetit të prokurimit.

I njëjti tender pritet që të ri- shpallet në ditët në vijim. (GazetaExpress)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme