Superliga: Ballkani e Drita luajnë për kreun, Munishi debuton me Gjilanin

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Ballkani do të përballet sot me Dritën në Suharekë, në një ndeshje direkte për kreun e tabelës në Superligë, ndërkohë që Ismet Munishi do ta nisë periudhën e tij në krye të Gjilanit kundër Trepçës- 89.

Ndërkohë, Drenica e pret Arbërinë në Skenderaj sot në tri ndeshjet e mbetura të javës së 25 në Superligë.

Ballkani i pret kampionen në fuqi dhe lideren në Stadiumin e Qytetit në Suharekë në orën 13:30, i vetëdijshëm se me një fitore do ta marrë nga ajo kreun e Superligës në një ngarë të nxehtë trifronteshe këtë sezon.

Pas dy humbjeve radhazi tronditëse, Drita e mori veten duke i fituar tri ndeshjet e fundit, përfshirë kundër Feronikelit dhe rivalit Gjilani, dhe tani prin me 53 pikë, dy më shumë se Ballkani dhe tri më shumë se Prishtina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme