Banorët e Hades e Shipitullës do të takohen me kryeministrin Haradinaj

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 10:02 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e fshatrave Hade e Shipitullë po protestojnë para komunës së Obiliqit duke kërkuar nga Qeveria e Ramush Haradinajt shfuqizimin e vendimeve që ka marr qeveria paraprake për shpronësimin e pronave të tyre, raporton Ekonomia Online.

Banorët thonë se ekskavatorët e Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë hyrë në zonën e rrezikshmërisë dhe ata nuk duan të lejojnë këtë.

Faynir Mirena, nga lagjja “Mirena” e fshatit Hade tha se kryetari Xhafer Gashi u ka premtuar përfaqësuesve të banorëve që sot ta takojnë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai tha se e duan që KEK-u të punësoj banorët e fshatit gjithashtu duan një çmim të dinjitetshëmpër shpronësimin e pronave të tyre.

Haradinaj sot do të qëndrojë në Obiliq. Në orën 10 ka paralajmëruar vizitë në KEK, ndërsa në orën 11 ai do të shkojë në vizitë te bashkëpartiaku i tij kryetari i komunës Xhafer Gashi, raporton EO.

Të ngjashme