Banorët e fshatit Kraishtë të Komunës së Lipjanit prej vitesh me buxhet vetjak po i mirëmbajnë rrugët publike, derisa, sipas tyre, qeverisja lokale nuk ka ndarë ndonjë pjesë të buxhetit për këtë plan, shkruan sot Koha Ditore.
Banorët kanë thënë se udhëheqësit e qeverisjes lokale në këtë mënyrë po hakmerren ndaj tyre, sepse nuk i kanë marrë votat e planifikuara në këtë fshat gjatë fushatës zgjedhore.
Madje, të paasfaltuara janë edhe rrugët e lagjeve në të cilat ka familje të dëshmorëve.
Për ta parë më afër gjendjen e këtyre rrugëve, gjatë së premtes, kanë dalë në terren edhe udhëheqësit e subjektit më të madh opozitar, PDK-së, të cilët nëpërmjet një reagimi kanë konstatuar se në këtë fshat nuk është investuar asgjë nga qeverisja e LDK-së.