Qytetarët kërkojnë shumë projekte infrastrukturore

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur mbledhjen e fundit me qytetarë për këtë vit nëpërmjet së cilës ka njoftuar qytetarët për dhjetëra projekte të realizuara në infrastrukturë rrugore, shkollore, shëndetësore, kanalizim, ujësjellës, sport etj.

Ndërkaq qytetarët kanë bërë edhe më tej disa kërkesa për investime të ndryshme në infrastrukturë rrugore, kanalizim, ndriçim publik etj. Florim Shala, banor nga fshati Llugë në Komunën e Lipjanit, ka thënë se asnjë rrugicë nuk është asfaltuar në fshatin e tyre megjithëse kanë marrë premtime nga kryetari Ahmeti, shkruan sot Koha Ditore.

“Në fshatin tonë kurrë nuk është asfaltuar ndonjë rrugicë dhe shumica e dinë se çfarë gjendje është rruga, e cila lidhet me shkollën. Të gjitha rrugicat në fshat janë të paasfaltuara përveç rrugës kryesore që lidhen fshatrat Llugë-Dobrajë. E di shumë mirë edhe drejtori i Financave një vit më parë kur ka zbritur nga vetura në fshat ka thënë se nuk e kemi ditur se qenka kjo gjendje e rrugëve në këtë fshat, andaj falë juve ne po vazhdojmë edhe sot ta kemi këtë gjendje”, ka thënë Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme