Një muaj afat u ka dhënë Komuna e Podujevës banorëve të familjeve Hajdari e Kadriu në qytet për t’u pajtuar që të asfaltohet pjesa e mbetur e rrugës së re skaj lumit Llap, që lidhet me rrugët “Xhemajl Mustafa” (dalja në “Zahir Pajaziti”) dhe “Vëllezërit Frashëri”, shkruan sot Koha Ditore.
Më pak se dy javë kanë mbetur nga ky ultimatum. Pas skadimit të afatit, zyrtarët komunalë kanë kërcënuar se do të punojnë në rrugë në mënyrë të dhunshme. Përfaqësuesi i këtyre familjeve, në pronën e të cilëve kalon kjo rrugë (pjesa ndërmjet dy urave), Ismajl Hajdari, ka thënë se nuk do të lejojnë askënd të punojë aty pa një marrëveshje paraprake.
“Kurrfarë marrëveshje as kurrgjë hiç, këta me zor po këqyrin me marrë. Nuk na kanë thirr. E kanë lëshua një vendim po nuk e kena nënshkrua, kanë marrë vendim preliminar, po këqyrin këta me zor me marrë, me uzurpua, me nxanë, me punua. Unë iu kam shkua edhe iu kam thanë me punua nuk bën pa e krye marrëveshjen. Kështu ka mbet njëherë”, ka thënë Ismajl Hajdari.