Komuna e Ferizajt vazhdon të japë leje ndërtimore, ndërkohë që banorë të rrugës “Astrit Bytyqi” vazhdojnë kundërshtimin e ndërtimeve të larta në këtë zonë.
Banorët po vazhdojnë ta kundërshtojnë Planin Zhvillimor Komunal. Një peticion mbështetës për ndërtimet dyshohet të jetë falsifikuar, ndaj po trajtohet në gjykatë, bashkë me akuzën për vepër penale ndaj disa zyrtarëve të Komunës së Ferizajt, përfshirë edhe ish- drejtorin e Urbanizmit Faik Grainca, shkruan sot Koha Ditore.
Nisja e ndërtimit të një objekti banesor dy ditë më parë në këtë rrugë ka nxitur reagime të banorëve, të cilët tashmë kanë nisur procedurën ligjore për parandalimin e ndërtimeve.
Banorët kanë thënë se komuna nuk ka të drejtë të lëshojë leje për ndërtime të larta derisa gjykata ta shqyrtojë peticionin e falsifikuar, i cili është bërë nga njerëz të politikës për qëllime të caktuara.