Në Shtëpinë e personave të moshuar në Prishtinë, ka filluar vaksinimi kudër Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Të moshuarit po shprehin gatishmëri për të marrë vaksinën.
Përveç në Prishtinë, vaksinimi i peronave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare ka filluar edhe në komunat tjera ku janë këto qendra si në Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë.
Gjatë ditës do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.
Bedrie Rrahmani, infermier në Shtëpinë e të moshuarve, tha se do të ishte mirë që të gjithë punonjësit këtu dhe banorët të vaksinohen.
Ajo tha se gjatë pandemisë ka pasur persona të infektuar në Shtëpinë e të moshuarave, por të cilët e kanë kaluar
“Mirë ka qenë gjatë pandemisë u kemi ofruar shërbime sa kemi pasur mundësi gjithmonë kemi qenë pranë tyre edhe pacientët kanë qenë mirë. Kemi pasur me Coronavirus vitin e kaluar por e kanë kaluar”, tha ajo.
Shenaze Salihu, banore në këtë shtëpi e cila është vaksinuar kundër Covid-19, shprehu besimin se vaksina do të jetë e dobishme.
Ajo tha se ka qenë dy herë e infektuar me Covid-19.
“Falënderoj ministrinë e të gjithë ata që kanë mundësuar vaksinimin , jemi gëzuar që i kemi marrë. Ishalla kjo sëmundje largohet më shpejtë. Besoj që kemi me pas dobi nga vaksina”, tha ajo.
Azem Balaj, 80 vjeç i cili është vaksinuar kundër Covid-19, tha se po ndihet mirë pas vaksinimit, cili tha se virusin e ka kaluar një herë
“Mirë po ndihem, dhe e kam pasur virusin dhe e kam kaluar pa simptoma dhe tash po e marr vaksinën dhe është sëmundje e re. Kam problem me dezimerin pak. Vetëm këtu është problemi”, tha ai.
Ndërsa, drejtori i Departamentit të politikave sociale, Mentor Morina tha se gjatë ditës do të vaksinohet të gjithë të moshuarit në të gjitha qytetet ku ka shtëpi të personave të moshuar.
Ai tha se vaksinimi i këtyre personave është shumë më rëndësi.
” Vaksina ka mjaftueshëm për numrin e stafit. Numri i personave të moshuar këtu është 65 persona ndërsa i stafit është 52. Mendoj që është shumë e rëndësishme për këtë kategori të vaksinohen sepse mund të ketë ripërsëritje të Covidit dhe është shumë e rëndësishme të kemi vaksinimin. Tani nuk ka raste me Covid- 19. Realisht si staf shëndetësor ka qenë sfiduese për shkak të numrit të madh të infektuarve por shumica rezidentë kanë qenë me simptoma të lehta dhe nuk kemi rast që ka përfundua me vdekje”, tha ai.