Banorët protestojnë para Komunës, kërkojnë intesifikimin e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”

Prishtinë | 10 Gus 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë, kanë protestuar në oborrin e Komunës së Prishtinës, me kërkesën për intensifikimin e punimeve në rrugën e tyre, raporton Ekonomia Online.

Këto punimet ishin planifikuar të përfundoheshin më 13 gusht të këtij viti.

Më pas banorët i ka ftuar drejtori i Urbanizmit, Gëzim Mehmeti, për të diskutuar bashkë me banorët brenda objektit të Komunës.

Mehmeti i’u tha banorëve që janë dy mundësi për një zgjidhje më të mirë për banorët, o të pezullohen punët ose rruga do mbetet gjatë pa u rregulluar.

“Janë dy mundësi o të pezullohen punët, del inspekcioni, por pastaj rruga mbetet për shumë vite ashtu”, tha Mehmeti.

Banorja Arbene Abrashi, tha se i kanë sjell këtu brenda banorët për të treguar që nuk kanë koordinim mes vete.

“Na sjellni ju këtu dhe na tregoni që nuk keni koordinim mes vete, nuk është e drejtë”, tha banorja Abrashi.

Dren Shahini organizator i protestës tha se nuk është duke punuar në bazë të planit, dhe që vështirësi për të ecur kanë.

“Kam ardhur të flas për Muharrem Fejza, jo për 200 e 500 metra. Përse në fillim nuk keni bërë të punohet vetëm në 200 metra, e kur të përfundohet me e nisë me 500 metra? Nën dy, t’i kam dërguar fotot ku shihen si janë varrosur kabllot të cilat janë varrosur pa kanalizim, ato kabllokut kurrë nuk kemi me muajt me i ndërrua. Ende nuk kam marrë”

“Afati i përmbushjes është 13 gusht, afati i përmbushjes totale… vetëm dëshirojmë liri të lëvizjes, jo me na u dëmtua automjetet, edhe me u përfundua ndërtimet” , tha Shahini.

Drejtori Mehmeti tha se është këtu për të gjetur një zgjidhje.

“Unë jam me juve, e kam shumë afër, jeni të mirëseardhur, edhe nesër mund të dal me juve e të bisedoj. Bashkë me juve po vendosim… çështja është me përfundua instalimet në rrugë, e për nxehje është Termokosi.” tha drejtori.

No description available.

Të ngjashme