Barça e Atletico i bashkohen garës për Chilwellin

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Atletico Madridi i janë bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të majtë të Leicester Cityt, Ben Chilwell, raporton “The Sun”.

Chiwell është duke u kërkuar edhe nga Manchester City. Vlera e Chilwellit sillet në afro 58 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Barcelona po kërkon një mbrojtës të majtë për të zëvendësuar Jordi Alban, ndërsa Atletico është duke kërkuar që të zëvendësojë Lucas Hernandezin, i cili do të transferohet te Bayern Muencheni në verë.

Chilwell 22-vjeçar ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2024.

Të ngjashme