Barcelona ka identifikuar një përforcim të ri nga Holanda.
Drejtuesit e Barcelonës kanë kthyer vëmendjen nga qendërmbrojtësi kolumbian i Ajaxit, Davinson Sanchez, shkruan Mundo Deportivo.
Barcelona gjatë tërë edicionit e ka përcjell zhvillimin e lojtarit, të cilin e dëshiron gjatë kësaj vere në Camp Nou.
Edhe lojtari është i gatshëm të largohet, ndërsa Ajax do të pranonte shitjen e tij, nëse merr një ofertë prej 25 milionë eurosh.