Barça me kontratë të përjetshme për Messin

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Pas spekulimeve se Lionel Messi mund të largohet si futbollist i lirë nga Barcelona, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se drejtuesit e klubit kanë bërë gati një kontratë të përjetshme për yllin argjentinas.

Messi ka kontratë aktuale me Barcelonën deri në vitin 2021, por ka një klauzolë të përfshirë që i mundëson të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij edicioni.

“Barcelona do t’i kundërpërgjigjet spekulimeve për largimin e Messit si lojtar i lirë, me një kontratë të përjetshme që tashmë e ka bërë gati”, ka shkruar e përdtishmja spanjolle.

Messi 32-vjeçar, me ekipin e parë të Barçës ka debutuar në vitin 2004 dhe deri më tani ka shënuar 419 gola në 452 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme