Barcelona e ka mësuar kundërshtarin e radhës në Kupën e Mbretit.
Barça në çerekfinale do të përballet me skuadrën që e eliminoi Real Madridin, Albaceten.
Albacete bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Albacete në një të tetën e finales e eliminoi Realin duke e mposhtur me rezultatin 3:2. Fitorja e Albacetes ndaj Realit ishte prej befasive më të mëdha deri më tani.
Barça në çerekfinale avancoi pasi e mposhti skuadrën e kategorisë së dytë, Racing Santander.
Shorti ka caktuar që çerekfinalja mes Albacetes dhe Barçës të luhet në stadiumin “Estadio Carlos Belmonte”.
Ndeshja do të luhet në fillim të muajit të ardhshëm.
Barcelona konsiderohet favorite për ta fituar Kupën e Mbretit.