Gjiganti katalunas nuk brengoset për faktin që Paris Saint-Germaini ka hyrë në garë për sulmuesin argjentinas të Interit
Barcelona po shprehet optimist për transferimin e Lautaro Martinezit.
Gjiganti katalunas nuk brengoset për interesimin e Paris Saint-Germainit për sulmuesin argjentinas, shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.
Kampioni aktual francez thuhet se është futur në garë për sulmuesin e Interit.
Klubi parisien është i gatshëm t’i paguajë 110 milionë euro për përfaqësuesin argjentinas.
Ndërsa, Barça i ofron 60 milionë plus dy futbollistë për 22 vjeçarin.
Dëshirë e Lautaros është transferimi në “Camp Nou”, ku ëndërron të luajë përkrah Lionel Messit.
Andaj, ky fakt e ka qetësuar sadopak klubin “Blaugrana”, i cili nuk ia ka frikën PSG-së.