Duke u sjellë vërdallë në një qytet francez, dy shqiptarë i merr uria dhe duan të hanë. I thotë njëri shokut:
– Si do t’ia bëjmë për të ngrënë, si të porosisim pasi nuk flasim frëngjisht?
– Mos ke merak, i thotë shoku. “Frëngjishtja është e lehtë fare. Fjalëve ua shtojmë përpara një “Le” dhe do të na kuptojnë patjetër”.
Dhe futen në një restorant. Pas pak, vjen kamarieri për të marrë porosinë dhe i pyet se çfarë dëshironin të hanin.
Hidhet ai që paraqitje si më i zgjuar:
– Dy racione “La bukë” dhe dy racione “La fasule”.
Kamarieri me buzëqeshje kthehet pas pak me dy pjata fasule.